>
BIOSHQIP
Biografia
U lind më 10.03.1950 në Lupç të Poshtëm, komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Besi, kurse shkollën e mesme-Normalen më 1970 në Prishtinë. Është diplomuar në vitin 1975 në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, Universiteti i Prishtinës. Në fillim ishte mësues në shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Lupç të Poshtëm dhe një kohë të shkurtër në shkollën fillore "Nexhmi Mustafa" në Besi. Në vitin shkollor 1974/1975, sa ishte absolvent, punoi në shkollën e mesme teknike "Nikolla Tesalla” në Ferizaj, kurse gjatë viteve 1975-1978, si profesor në gjimnazin "Ivo LLolla Ribar” në Prishtinë-Paralelja në Fushë-Kosovë, duke dhënë në të njëjtën kohë gjuhë shqipe dhe gjuhë latine. Më 1978 u pranua në Bibliotekën Popullore "Miladin Popoviq” të Prishtinës, në Sektorin e përpunimit të librit.

Nga viti 1999-2008 ishte drejtor po i kësaj biblioteke, por me emër tjetër: Hizi Sulejmani. Nga viti 2009-2014 punoi si hulumtues i lirë në lëmin e bibliotekarisë, ku gjatë kësaj periudhe arriti t’i botojë tre libra nga kjo fushë, ndër to edhe librin monografik për këtë bibliotekë. Me krijimtari letrare ka filluar të merret qysh herët, kurse poezinë e parë për fëmijë e ka botuar në revistën "Pionieri”, si normalist. Ka botuar në disa gjini letrare: poezi për fëmijë dhe të rritur, tregime, reportazhe letrare, humor dhe satirë. Ka botuar në të gjitha gazetat dhe revistat e kohës e kohës deri sa dilnin ato: "Pionieri", "Rilindja", "Flaka e vëllazërimit", "GEP"(Gazeta e pionierëve), "Bota e re", "Zëri", "Fjala", "Shkëndija", "Jeta e re", "Bujku". Tregimet dhe poezitë satirike- 71 humoristike i ka botuar në revistën "Thumbi", si dhe në faqen e humorit dhe satirës në "Bota e re" dhe "Rilindja" me pseudonimin "Therrë Vegshi"! Është marrë edhe me publicistikë. Përveç të tjerash, autori i këtij libri është marrë me veprimtari ilegale-atdhetare. Ka qenë në treshen e ngushtë me Ahmet Haxhiun ("Baca") dhe Avdyl Lalën ("Mësuesi"), kurse vetë mbante pseudonimin "Valoni". I takon organizatës së LPRK-së, kurse më 1990 ishte veprimtar i shquar i LDK-së. Pas përfundimit të luftës, më 1999, nuk ishte anëtar i asnjë partie, derisa nuk u inkuadrua në Lëvizjen "VETËVENDOSJE”, në vitin 2010. Gjatë viteve 2014-2017 ishte zgjedhur asamblist i Kuvendit komunal në Prishtinë. Është pensionuar në vitin 2015. Ka botuar këta libra: Atdhe i zogut, poezi për fëmijë, Të fala Drinit, poezi për fëmijë Biblioteka publike drejt reformave Biblioteka Publike "Hivzi Sulejmani" 1945-2010 Degëzimi i bibliotekës publike- mbrothësi dhe përgjegjësi Ky është libri i shtatë me radhë.