>
BIOSHQIP
Biografia
Një çast mjaft prekës dhe shokues gjatë audicioneve të fshehta të “The Voice of Albania 4” ka qenë pjesëmarrja në këtë kompeticion e një djali të verbër. Stenaldo Mëhilli vetëm 17 vjeç, i cili ka studiuar që në moshë të vogël për piano ka bërë që të emocionohet juria e “The Voice” dhe që vetëm me anë të zërit të kthehet për ta marrë në skuadrën e saj Alma Bektashi, e cila është përlotur. Në klipin e tij prezantues Stenaldo është shprehur se asnjë pengesë fizike nuk mund të ndalë një njeri të materializojë pasionet dhe dëshirat që ka. Megjithatë jeta nuk ka qenë e lehtë për të pasi kur i ishte vetëm 3 javësh babai i tij ka ndërruar jetë dhe më pas vogëlushi ka humbur shikimin. Pranë 17-vjeçarit ka qëndruar pranë e ëma, e cila e inkurajuar për të marrë pjesë në “The Voice”. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor në Mal të Zi, ku është shpallur edhe fitues. Stenaldo përçon nëpërmjet zërit të tij, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet e një bote që nuk mund ta shohë, por që me dhuntinë e tij arrin ta përcjellë tek të tjerët.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}