>
BIOSHQIP
Biografia
Stefani Spiri ka përfunduar studimet e larta për violinë në Universitetin Ionian, në Greqi. Duke u rritur në një ambient muzikor, në moshën 4-vjeçare fillon të studiojë violinë dhe piano. Gjithashtu, në këtë moshë ka marrë pjesë si këngëtare në festivalet për fëmijë, në Gjirokastër, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Stefani ka dhënë koncerte në Shqipëri, Greqi, Itali, Turqi, SHBA dhe në vitin 2018 performoi në Parlamentin Europian, në Belgjikë. Njëkohësisht, kompozon këngë (kantautore).

Më datë 12 Qershor 2017, Stefani Spiri publikon videoklipin "I Still Love You". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Stefani Spiri, teksa për arranzhimin u kujdes Shpëtim Saraçi.

Më datë 19 Prill 2018, Stefani Spiri publikon videoklipin "Be With You".

Në Nëntor 2022, Stefani Spiri merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "A Je Me Mua".