>
BIOSHQIP
Biografia
Të shoqërueshëm, të thjeshtë dhe fama nuk i ndryshoi aspak. Ata i karakterizon një "magnetizëm" sidomos nga të rinjtë. Ish-grupi i njohur "Skillz" përbëhej nga dy vokalistët Visar Shala dhe Ledri Vula, të cilët për pak kohë u bënë shumë të njohur në estradën kosovare. Çdo person ka të dhëna të veçanta në jetë dhe merr një profil të caktuar, unë"- thotë Visar Shala "sigurisht që kisha të dhëna për tu bërë këngëtar, por kurrsesi nuk mund të bëhesh një artist i madh pa punuar intesivisht në shumë drejtime, drejt një qëllimi të caktuar, që do të thotë: punoj shumë me vokalin, performancën, studioj shumë për të rritur nivelin kulturor në mënyrë që imazhi im të jetë i dashur për të gjithë të rinjtë sepse një imazh i shkëlqyer jep vlera artistike të shkëlqyera".

Emri mbiemri: Ledri Vula
Data e lindjes: 10.07.1986
Vendi i lindjes: Prishtinë
Gjatësia: 1.89m
Pesha: 87 Kg
Ngjyra e syve: Kaftë
Ngjyra e flokëve: E zezë
Ushqimi i preferuar: Llazanja
Këngëtari/ja i/e preferuar: Sammy Deluxe
Pija e preferuar: Fresh Juice
Ngjyra e prferuar: Zezë
Sporti i preferuar: Basket
Stili i veshjes: Sa ma gjon

Emri mbiemri: Visar Shala (Skivi)
Data e lindjes: 18.10.1985
Vendi i lindjes: Prishtinë
Gjatësia: 1.88m
Pesha: 85 Kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: E kaftë
Ushqimi i preferuar: Chicken Cury
Këngëtari/ja i/e preferuar: Jay-z
Pija e preferuar: Jack
Ngjyra e prferuar: Vjollce
Sporti i preferuar: Basket
Stili i veshjes : Sa ma gjone

Kenga e pare e Skillz ka qene ne vitin 2003 "Krejt I Kom"
dhe ne vitin 2005, Skillz marrin pjesë në Top Fest 2 me këtë këngë.

Në vitin 2007, Skillz publikojnë albumin e tyre të par "Aftsi", falë punës së tyre të palodhshme. Djelmoshat e grupit "Skillz", arritën të incizojnë këtë album që frymon në kulturën e muzikës rep me gjithsej 17 këngë ku shumë prej këngëve të këtij albumi janë bërë hite e disa prej tyre janë shpërblyer edhe me çmime në festivale të ndryshme si në "Top Fest 5", "Videofest" dhe Kënga Magjike 2008.

Në vitin 2012, Ledri braktis grupet Skillz e BabaStars dhe fillon një karrierë solo jashtëzakonisht të suksesshme. Visari sot njihet më shumë si Skivi dhe është një nga reperat më të njohur. Publikon vazhdimisht këngë solo ose në bashkëpunim me anëtaret e tjerë të grupit BabaStars.

Kategori
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}