>
BIOSHQIP
Biografia
Skeeptik (JVLI) është me origjinë nga Kacinari i Mirditës, ka lindur në Lezhë dhe jeton në Trevizo (Itali), ku dhe zhvillon aktivetin e tij. Ai filloi të merrej me muzikë që në moshën 19 vjecare dhe këngën e tij të parë "Terr", të realizuar tërësisht nga vetë ai, e publikoi në moshën 22 vjecare. Ka publikuar një E.P, të realizuar nga vetë ai.

Më datë 18 Nëntor 2022, Skeeptik publikon videoklipin "Mister". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga vetë Skeeptik. Produksioni audio u realizua nga vetë Skeeptik.

Më datë 1 Prill 2023, Skeeptik publikon videoklipin "Thirre Suksesin". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga vetë Skeeptik.