>
BIOSHQIP
Biografia
Shqipton Rexha nga Prishtina eshte nje këngautor i është rritur në Zvicër. Ai ka migruar në moshën 5 vjeçare në Zvicër së bashku me familjen e tij. Si kompozitor dhe autor tekstesh deri me tashti ka publikuar dy kompakt disqe me këngë të zhanrit Rap. Është veprimtar i shumë nismave progresive sociale në Zvicër.

Përveç me muzikë, Rexhaj merret edhe me gazetari dhe letërsi. Që në bankat e shkollës, ka bashkëpunuar me gazetat "Rheintalische Volkszeitung" dhe "Der Rheintaler" të Zvicrës. Në lëmin letrar deri tashti ka botuar vëllimet poetike "Rruga e vetmisë" dhe "Atdheu i të pa atdheve".

Shqiptoni bashkë me kolegun e tij Dave Fryman (DFREX) me këngën "Der weg ist das ziel", konkurruan për të përfaqësuar Zvicrën në Eurosong 2014. Së bashku me Dave Fryman, Shqiptoni synoi të dilte në skenën e festivalit europian. Kjo mund ta ndihmonte shumë Zvicrën sepse përveç votave të saj mund të tërhiqte edhe vota nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Greqia e kudo ku jetojnë shqiptarë e kanë peshë vote.

Përveq Shqipton Rexhajt, në garën për përfaqësimin e Zvicrës në Euroviozion ishte edhe 19 vjeçja me origjinë shqiptare, që jeton në Zvicër, Edona Gjinaj e cila prezantoi këngën “Over the Limit”.