>
BIOSHQIP
Biografia
Shqipe Abazi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Diasporë. Ajo është përpjekur dhe përpiqet edhe sot e kësaj dite që adhuruesit e këngës së saj t’i mbajë me këngë të mirëfillta shqipe.

Ajo është e martuar me Agron Abazin, muzicient dhe njëkohësisht edhe menaxher i saj dhe kanë dy vajza, Arianitën dhe Aldinën. Nga natyra Shqipe Abazi eshte e qetë dhe e bën një jetë të qetë. Ajo eshte paqësore, pozitive dhe gjithmonë i gëzohet sukseseve të të tjerëve.

Fillimet e saj ishin qysh në vegjëli, në korin e shkollës fillore, e pastaj filloi me hapa të ngadalshëm, por të sigurte. Kurrë nuk ka dashur të ngutet. Në fillimet e saj kishte përkrahjen nga familja, por pasi u martua me Agron Abazin, gjeti një përkrahje edhe më të madhe, si në muzikë, ashtu edhe në çdo aspekt të jetës.