>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari me një zë shumë të vecantë, me origjinë nga Decani i Kosovës, Shkelzen Iberhysaj jeton në Engelberg të Zvicrës. Muzikën e ka shumë pasion, madje edhe kur ishte fare i vogël këndonte në grupin e fëmijëve në Zvicër, por në tregun muzikor shqiptar njihet deri tani me disa këngë dhe klipe. Artisti i ri megjithëse jeton larg vendlidjes, dëgjon shumë muzikë shqiptare, e nuk ka menduar për ndojë duet me ndonjë femër shqiptare, por pëlqen shumë artistin Sinan Vllasaliu. Këngëtarin e gjen shpesh herë edhe duke kënduar në Diasporë në gëzime dhe festa familjare dhe private. Shkëlzeni pëlqen të vijë me hapa të sigurtë në tregun muzikor shqiptar, duke sjellë herë pas herë nga ndonjë këngë dhe video së bashku.

Më datë 9 Korrik 2013, Shkelzen Iberhysaj publikon videoklipin "Treni I Lumturise". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 26 Qershor 2014, Shkelzen Iberhysaj publikon këngën "Ideale", të cilen e sjell me një klip mjaft interesant nga MProduction.

Më datë 11 Qershor 2016, Shkelzen Iberhysaj publikon videoklipin "Inspirim". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Dardan Shkreli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.