>
BIOSHQIP
Biografia
Është një artist shumë i vecantë shqiptar që jeton tash e shumë vite në Gjermani, por është nga Rugova e bukur e Pejës. Quhet Shkëlzen Nikqi dhe ka 3 vite që merret me këngë në zhanret RnB, Electro Trance si dhe balada.

Duke biseduar me këngëtarin ai tregon për ne se sapo ka përfunduar një këngë me superstarin që njihet në tërë botën që nga viti 90-të Pappa Bear, krijuesi i hitit të njohur ‘Cherish’, ndërsa Shkëzeni ka nisur disa bashkuëpunime edhe me producentin Shkumbin Nebihu për të sjellë ndonjë hit të bukur.

Këngëtari ka gati edhe bashkëpunime me reperin Getoar Aliun i njohur si Getinjo, por ka në plane edhe një këngë me artistin e njohur Meda, si dhe sapo ka përfunduar së rregjistruari një baladë me këngëtaren Egzona Gurguri, ndërsa kur ne e pyesim Shkëlzenin se me kë do të donte një duet ai thotë se do të preferonte një duet me këngëtaren Dafina Zeqiri në stilin Reggaton.

Kënga e artistin shqiptar me Pappa Bear është gati dhe mban titullin ‘Një jetë një dashuri" dhe kjo këngë do të ketë edhe një videoklip intersant i cili do të realizohet në Kosovë ku do të jetë hera e parë që një artist i madh si Pappa Bear të shkelë në Kosovë, por njëkohësisht ai bashkëpunon edhe me reperin e njohur "Sydney 7".

Por idetë dhe projektet e Shkëlzenit janë të shumta, ai ka një tjetër këngë në duar me titull ‘All for Love’ në gjuhën angleze, më pas po mendon një album me balada të bukura në gjuhën shqipe që do të punohen në studion e Shkumbin Nebihut në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun, ndërsa të gjitha këngët do të ketë edhe nga një videoklip.

Por artisti ynë ka edhe një tjetër profesion dhe pasion atë të kuzhinës, ai është një kuzhinier i zoti, i cila na thotë nëse nuk i evcën muzika do ti rikthehet profesionit që nuk mbetet kurrë pa punë, atij të kuzhinieirit.

Përvec kësaj Shkëlzeni ka aktruar në disa role edhe për televizionin gjerman RTL2. Ne gëzohemi kur dëgjojmë pËr një shqiptar që bashkëpunon me njerëz të mëdhenj të botës së muzikës, dhe i urojmë djaloshit rugovas suksese në karrierën e tij muzikore.