>
BIOSHQIP
Biografia
Poeti Shefik Ferat Arifi është lindur në vitin 1973 në fshatin Breznicë, Komuna Bujanoc. Shkollën fillore e kreu në fshat, në shkollën "Migjeni,, kurse gjimnazin e kreu në Gjilan, në shkollën "Zenel Hajdini,,.Më pas, për dy vite me radhë, vazhdoi studimet në Göthe,Institutin e Münchenit, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane. Vazhdoi më tej edhe dy vite të tjera në Basel të Zvicrës, me "Gjuha gjermane dhe dialektet e saj". Punon dhe jeton në Basel të Zvicrës. Ka pasion poezinë, të cilën e ka lëvruar me sukses, duke u bërë i njohur për lexuesit shqiptarë, veçanërisht tek ata të Diasporës.
Ka botuar disa vëllime poetike, të titulluara: " Dallgët e jetës »," Lotët e mallit", "Nektarët e një mërgimtari","Në qiellin e dashurisë »,
"Me rrezet e Diellit notoj»,"Një letër, kujtim",„Djepe nostalgjie", „Malet tunden por nuk bien"(Roman)" dhe Le të mbetem cicërrimë!", "Udhëtim ndër peizazhe motësh" dhe "Dashuri shpresash të thyera" Roman. Në një stinë, Koha që lam pas, Me natën në krahë dhe Puthem me valë është libri libri i pesmbdhjetë.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}