>
BIOSHQIP
Biografia
Bashkia e Delvinës nderoi me titullin ‘Qytetar Nderi’ këngëtarin e mirënjohur të këngëve të Çamërisë, Shaban Zeneli, një nga protagonistët e Ansamblit folklorik "Camëria".

Me këtë rast është organzuar një ceremoni nderuese, ku këngëtarit Zenelaj i është dorëzuar titulli i nderit, me pjesëmarrje të autoriteteve vendore, të krijuesve dhe artistëve delvinjotë e kolegëve të këngëtarit. Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Dhurim Alinani, cili ka vlerësuar kontributet e Shaban Zenelit për pasurimin e folklorit shqiptar e vecanërisht atij të krahinës së Çamërisë. Pjesë e ceremonisë ishte edhe deputeti Dashmair Tahiraj, i cili u shpreh se "Shaban Zeneli është figura më përfaqësuese e folkut çam dhe mund të quhet bilbili i këngëve të Çamërisë.