>
BIOSHQIP
Biografia
Ka studjuar per”Gazetari dhe Psikologji, aktualisht vijon studimet master ne Universitetin e Prishtines,”Psikologji klinike dhe keshillim”.Ka pasion shkrimin dhe hobi ka poezine.

Gazetare dhe psikologe,Saranda Shala flet për “Fluturime poetike”.

Gazetaria është një pasion që në fillim lind nga dëshira për të shkruar,pastaj dalëngadalë të bëhet një mënyrë e pandashmë për të qenë në kontakt me të tjerët.Të duket sikur ke diçka që duhet gjithmonë t’ia thuash dikuj.

Psikologjinë, e kam zbuluar vërtë më vonë dhe jam bërë rob I saj,sepse më duket se duke njohur ndjenjat dhe mendimet e tjetrit njohë më mirë vetën time.

Libri,është forma jonë ideale e ekëzistencës,Pa librin nuk e di si do të ishim.Kafshët që janë jashtë nesh I duam shumë.por na dhimbsen edhe pse nuk e njohin ekëzistencën e librit.

Poezinë,e kam zbuluar herët .Sot më shumë më pëlqen të dëgjoj nën tinguj muzike,ose ta lexoj pa zë.Dikur më pëlqente ta recitoja,por sot nuk e kam atë dëshirë nga që jeta ka shumë prozë.

Fotografia:Roland Bart thoshte që fotografia ndalon kohën.Fotografia jo vetëm që ndalon kohën por ajo mban gjallë kujtimet dhe ëndërrat.Kur shohë një foto time të fëmijërisë,nuk shohë vetëm portretin tim aty,por shohë qytetin e vjetër,rrugët nëpër të cilat kam ecur,shohë atë kohë që ka ndaluar aty.

Politikën, e dua kur është teatër që kënaq dhe urrej kur bëhet karikatur e dramës që jetojmë çdo ditë.

Teatri, është vendi që na mbledh për të parë jetën tonë në mbrëmje.Në fakt,mbrëmjet tona janë bërë teatër i mërzitshëm,ndaj dhe sallat e teatrit kemi nisur ti boshatisim.

Në fund zgjodha lirinë.
Liria është ajo pasuri që ne nuk e dimë sa vlen dhe sa kushton.Liria është gjithçka e shtrenjtë që ne e shpërdorojmë çdo ditë si ajrin dhe ujin.Po ta denim se çfarë është liria edhe ajri dhe uji do na e bënin jetën më të lehtë.Për fat të keq njerëzimi kurrë nuk do ta mësoj rëndësin e saj,për sa kohë që ne vritemi akoma.