>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja Saranda Hasani çdo ditë e më shumë po arrin suksese në fushën e këngës. Ajo tani për herë të parë do të prezantohet në festivalin “Top Fest” 2012, me këngën “Më jep dashuri” të përgatitur nga Zeqirja Bajrami dhe orkestrim të Mentor Latifit. Ajo ndjehet e kënaqur që për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në një festival shqiptar.

Pra, qëllimi i Sarandës është që të këndojë shqip, të shpalosë talentin dhe dëshirën e madhe që ndjen për këngën shqipe. Ajo në të ardhmen planifikon të sjellë në tregun muzikor edhe disa këngë bashkë me videoklip.

Edhe pse në moshë të re, këngëtarja Saranda Hasani po thyen tabu në tregun muzikor. Mbase suksesi i saj ka bërë që të fitoj të drejtën të studioj fushën e këngës në Suedi.

“Jam shumë e lumtur që pas një përpjekje të madhe arrita të bëhem pjesë e një shkolle profesionale siç është C4 Musikskolan, në Kristianstade. Ka qenë një konkurrencë shumë e madhe, kanë konkurruar mbi 150 vetë dhe janë pranuar shumë pak”, ka thënë ajo për “Zëri”.

"Jam duke u munduar të depërtoj në tregun e muzikës botërore, deri më tani kam performuar në disa evenimente këtu në Suedi dhe në disa shtete të botës. Jam shumë e lumtur që këtu kam krijuar një numër të madh të adhuruesve dhe mundohem që publikun tim ta mbajë gjithmonë pranë vetes", ka thënë Saranda.

Saranda së shpejti do të sjellë për adhuruesit e saj disa projekte të reja muzikore të cilat shpreson që do të pëlqehen në publik.

Më datë 2 Gusht 2018, Saranda publikon videoklipin "Spo Du".