>
BIOSHQIP
Biografia
Sabit Rrustemi është i lindur më 3 prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.

Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981, është nje shkrimtaret e Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve", të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive. Sabit Rrustemi jeton dhe krijon në Zhegër. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Aktualisht drejton Ars Clubin “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shrimtarëve në Kosovë, me seli në Gjilan, brenda të cilit asociacion është dhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” si dhe revistën letrare – kulturore AGMIA.