>
BIOSHQIP
Biografia
Rosy Gallace ka lindur në Guardavalle në provincën Catanzaro të Kalabrisë dhe jeton në Rescaldina të Milanos.

Në vitet 1960 u transferua me familjen në Legnano (Milano) ku studioi dhe punoi. Që në rini ka kultivuar pasionin për të shkruar poezi dhe tregime. Nga viti 2011 fillon të marrë pjesë në konkurse letrare kombëtare e ndërkombëtare duke u vlerësuar me çmime të shumta dhe prestigjioze përfshirë Çmimin e Kulturës në 2014. Në të njëjtin vit vlerësohet nga Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Rescaldinës nga prof. Michele Cattaneo për angazhimin e saj në fushën e kulturës.

Veprat e saj janë përfshirë në disa antologji të poezisë bashkëkohore. Rosy Gallace është ideatore, organizatore dhe Presidente e disa Konkurseve Letrare. Organizon lexime poetike e prezantime librash. Është anëtare jurie në konkurse të ndryshme letrare. Ajo këndon në Korin Santa Cecilia të Rescaldinës dhe u mëson në mënyrë vullnetare gjuhën italiane të huajve. Ka botuar librat me poezi: “Fragmente të vogla”, “Ditët e mbetura”, “Fjalët e pathëna”, “Gjurmët e kujtesës”. Ka marrë pjesë e ka bashkëpunuar në prezantimin e Operës Teatrale “Hije të kujtesës munduese” të shkruar dhe drejtuar nga poeti, shkrimtari dhe regjisori Fabiano Braccini në kujtim të viktimave në kampet e përqendrimit nazist për të cilën ajo është gjithashtu sekretare, prezantuar në Teatro të ndryshme italiane.