>
BIOSHQIP
Biografia
Roni është emri i artit për Ronaldo Heta, një nga talentet më të spikatur si kompozitor dhe si këngëtar i rrjetit Bulza. Roni ishte pjesëmarrës në Tirana Art Fest, edicioni i parë i organizuar në gjimnazet e Tiranës ku doli edhe finalist. Në bashkëpunim me Andi Lazaj të grupit ParadoX, publikuan fillimisht një nga këngët e para në Bulza - City Lights. Roni ka kompozuar gjithashtu edhe këngën "Running from myself" të Eden dhe "Blu" të Meirsa Skendaj përsëri për Bulza Festival. Studion biologji në Berlin si dhe punon part-time në një laborator kërkimor shkencor. Kënga "The Road" është publikimi i tij i fundit i prodhuar përsëri nga Andi Lazaj.

Më datë 6 Korrik 2020, Roni publikon videoklipin "The Road".