>
BIOSHQIP
Biografia
Rilind është një artist i ri i skenës, i cili synon tregun vendor në Kosovë. Ai njihet për stilin e tij modern të kënduarit, teksa e gjen veten më shumë në zhanrin R&B, që aktualisht është ndër zhanret më të pëlqyera në botë.

Ai do të sjell së shpejti këngën e tij më të re, e cila është punuar nga K-Master, ndërsa tekstin e ka shkruar Lyrical Son. Kënga do të publikohet në YouTube edhe me klip, i cili i është besuar Alban Selimajt. Rilind është një artist i ri i cili ka zgjedhur labelin PINT për këngën e tij të re, ndërsa emri i vërtetë i tij është Rilind Kallaba. Kënga e tij e parë vjen në fillim të muajit qershor, teksa ai ka ndarë me publikun edhe një video të shkurtër nga klipi i tij i ri.

Rilind ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "We Got The Models". Muzika e këngës u punua nga K-Master, teksti u shkrua nga Lyrical Son.

Më datë 8 Qershor 2018, Rilind publikon videoklipin "Rren". Teksti u shkrua nga Lyrical Son. Për orkestrimin u kujdes K-Master.