>
BIOSHQIP
Biografia
Lino7, emri i vërtetë i të cilit është Revelino Rrotani, është një artist muzikor, tekstshkrues, producent Hip-hop dhe YouTuber. Ai ka lindur më 7 korrik 2000 në Peqin të Shqipërisë, por Beratin e konsideron vendlindjen e tij pasi është rritur atje pjesën më të madhe të jetës së tij. Përveç talentit të tij si reper ai ka edhe njohuri shumë të veçanta në fushën e producentit, krijon melodi, zotëron dhe mikson çdo muzikë që ndërton. Kjo e bën atë një talent të veçantë, ndryshe nga të tjerët. Stili i tij në muzikë është universal, që do të thotë se ai interpreton muzikë në rryma të ndryshme brenda stilit hip-hop, pop, riddim, dancehall, afro trap etj. Më 21 shkurt 2020, Lino7 publikon videoklipin e tij të parë me titull "Larg Nga Ne". Ai vazhdoi karrierën e tij muzikore me këngë të tjera duke sjellë albumin e tij të parë me titull "The Future Boy 1", pastaj vjen sërish më vonë me një tjetër album të dytë me titull "The Future Boy 2". Të dy albumet kanë vërtet një stil të veçantë në çdo muzikë, duke bërë që dëgjuesit të afrohen gjithnjë e më shumë në këngët e tij, duke bërë që Lino7 të sjellë dhe akoma më shumë "Hite" siç përmenden më shumë nëpër portale. Pas një periudhe të shkurtër kohe Lino7 vjen me disa muzikë solo me titujt "Diplomate" "In Da Club" "Brabus" "Schnell Machine" & "Fast Life".
DËRGOI: