>
BIOSHQIP

(1932-2000)

Biografia
Pak fjalë për Qazim Dushkun dhe familjen e tij patriotike. Si një nga famijarët po e shof për obligim te them disa fjalë për Familjen e Qazim Dushkut. Familja e Qazimit jetuan në Prelez të muhaxherve. Ishte i biri Rasimit dhe Razes. Si tregonin të afërmit: Ishin familj patriote e qe e paguan shumë shtrejt. Kur hynë qetniket serbe me flamur në Ferizaj babai i Qazimit Rasimi i doli shkines para dhe i shkeu flamurin dhe i kishte ra shuplak duke i thënë: Këtu kurrë nuk mund të bëhet Serbi.

Pas pak pra në vitin 1944 qetnikët sërbe burgosen babin e Qazimit - Rasimin gjëja se po e marrin në pytje. Qazimi u strehua tek të afërmit Rizah Dushku. Qazimi i qonte bukë babait ne burg ne Ferizaj për qdo ditë. Mbas 3 dite kur kishte shkua Qazimi me i dhene buken babes, policët e kishin kthy prapa duke i thëne se babain i a kan transferua ne burgun e Leskovcit.
Atëher me kusheririt ju preu mendja se mos e kan mbyt!
Pas pak dite kan thëne se baban e qazimit se bashku me 35 shqipetar e kan pushaktua në Ferizaj, kurse kusherinjet kan degjuar edhe varianten e dytë ku kan thënë që Rasimin e kan mbyt bara bibliotekes në Ferizaj citim" duke i nxjerr dredh dhe duke ju ra tupanav qe te mos ndegjohej britma".
Ky ishte fillimi i vuajtjev te kësaj familje.
Vetëm një javë mbas vrasjes së babait të Qazimit vdes edhe vëllau i vogël i Qazimit.
Por nga torturimet e serbve mbas dy muajve vdes edhe nëna e Qazimit - Raza.
Ende pa e marr veten nga mërzit një shok i tregon edhe për vdekjen e motrës te sapomartuar Fates. Po e citoi si na e përshkruajti Qazimi përjetimin e vdekjes të motres te cilen e kam ndegju duke i tregu nënës Vahide Dushkut:
" Vahide - isha shumë i mërzitur kur erdhi shoku e më tha: Qazim Ka vdek Fata! - shumë rëndë më erdhi sa që i rash shapull shokut "
Duke ditë rrezikun që i kanosej nga serbet vëllau i Qazimit - Shaqiri u shpërngul në Shqipëri përkatësisht në Tiranë. Aty në vend se te ndihmohej ndodhi e kundërta. U burgos e persekutua per rreth 20 viteve ku edhe pjesen tjeter te jetes e pat të rënde. Shaqiri vdiq në Tiranë pa pas mundesi që edhe një herë te takoi vëllaun apo të afërmit e vet ne Prelez/Kosovë.
Për Shaqirin kemi mjaft dorshkrime të tija mund te themi si ditar te cilin do te shpalosim nje her tjeter.
Qazimi tani ishte gjithmonë si i pa përshtatshem per serbet, dhe haste ne pengesa shpesh.
Si familje ishin me kapacitet te larte.
Qazimi u rexhistrua në shkollen e artit në pejë së bashku me pes shqipëtar tjerë e qe ishin gjenerata e parë.
I ndjeri i kishte kushtet e vështira ekonomike perveq tjerash po e tregoj si e ndegjova duke i tregua nënës historikun e Fotografis e cila tani gjindet e vendosur në koridor ne komunen e Ferizajit
"E moj Vahide, kisha me shku në Pejë por nuk kisha as një dinarë në xhep. Hyna në ëmbëltore dhe u ula, e morra një letër dhe fillova të vizatoj/pikturoj qyetin nga aty ku isha ulur. pasi e përfundova e pyeta pronarin e ëmbëltores: sa po e vlerson këte vizatim? A ke mundesi të më paguash sa kushton bilta e autobusit për në Pejë?
Pronarit i pëlqeu shumë por edhe e dashti me më ndihmua dhe me dha nje shumë te mire parash dhe shkova për Pej"
kështu qe Qazimi qëndronte ne konvikt edhe gjat pushimev verore por kohen e shfrytezoj maksimalisht ku përveq zërit te rrallë qe kishte dhuntui nga Zoti zotëroi edhe të gjitha instrumentet.
Pas përfundimit te kësaj shkolle Qazimi deshironte te vazhdoj shkollimin ne Zagreb me duket, por nuk u lejua - ju tha : e din ti biri i kujna je!
ministria e arsimit e punësoi si arsimtar ne Ferizaj.
Në Ferizaj Qazimi kontriboj shhumë në zhvillimin e artit dhe kultures pastaj formoi grupin frymorë, pikturen, regjin, kostumografin, regjin e dramave te ndryshme, luajti rrole në teatër etj.
Në vitin 1956 Qazimi i shpërngul në Prishtinë dhe u punësua në shkollen Elena Gjika si mësues, dhe në teatrin kombëtar. Qysh në vitin 1954 u paraqit në valët e radio Prishtines -mikrofoni është i juaji. Aty fitoi vendin e parë e si shpërblim morri nje shishe vaj. Qazimi shkruante tekste këngësh, i këndonte, merrte pjes ne edhe ne shume vende tjera si psh Zagreb, Gjermani etj ku populli atyre vendeve habiteshin, merrte pjes gjithashtu ne akordet e Kosoves. qysh në vitin 1968 kurse ne vitin 1978 morri pjes me këngën Hastalavista.

Qazimi dallohej me talent te madh dhe kishte një zë të fortë. ishte edhe pedagog.
Ja vlen të tregohet që qdo kënge e Qaziumit kishte domethenjen e vet. Në vitin 1976 me korin e Prishtines udhëtoi për Tiranë me shumë shpres që do të takoj vëllaun Shaqirin por ja nuk u lejua që ta takoj dhe i mërzitur u kthy ne Prishtinë.
Qazimi ishte i martuar me Xhyzaden, kurse ajo kishte dy fëmijë por Qazimi nuk ka lënë pasardhës.