>
BIOSHQIP
Biografia
Përparim Blakaj u lind në Istog, ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i vazhdoi në Prishtinë, duke i përfunduar me sukses në Fakultetin e Edukimit. Përparimi, ishte pjesë udhëheqëse e organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës, ndërsa punën e tij më të zellshme e vazhdoi edhe në fushën e letërsisë dhe gazetarisë, duke publikuar kolumna të shumta në gazetat dhe portalet shqiptare, aty ku edhe mëton të jetë gjithmonë me mendje dhe zemër.

Është autor i shumë poezive, tregimeve, prozave artistike, eseve, vështrimeve, artikujve, këndvështrimeve politike, edukative dhe arsimore. Gjithashtu ka realizuar një mori hulumtimesh në fushën e edukimit, ku vlenë të përmendet DROGË NGA FËMIJËT - PËR FËMIJËT ku shpërfaq shpërndarjen dhe konsumimin e drogës në shkollat fillore të Prishtinës. Ai është nderuar edhe si Poeti i Vitit 2017, nga Klubi Letrar Podguri. Është aktualisht autori i Shtëpisë Botuese Artini dhe Armagedoni në Kosovë.

Së fundmi, libri Përtej syve, përveç shitjeve që pati në Panairin e Kosovës dhe Shqipërisë, përjetoi edhe suksesin e radhës duke u radhitur në mesin e librave të tjerë në Panairin e Librit 2019 në Leipzig të Gjermanisë. Ka botuar së fundi, librin me poezi dhe prozë poetike, Çdo gjë e mirë e ka një fund, dhe po shijon sukseset e saj.

Veprat:
''Përtej syve'', 2017
''Çdo gjë e mirë e ka një fund'', 2018