>
BIOSHQIP
Biografia
Në konferencë për shtyp të mbajtur në kafeterinë tashmë në mënyren e tyre veçantë ikonike, Miqtë në Prishtinë, dy nënkryetarët e Partisë së Fortë kanë promovuar këngën përfaqësuese të këtij subjekti politik.

Sipas tyre, kënga ‘Do të bëhemi milionerë’ reflekton shpirtin e Partisë, pjesë e të cilës janë.“Kjo këngë reflekton jo vetëm shpirtin e Partisë së Fortë, por edhe thelbin e të gjitha partive politike në Kosovë.

Kënga reflekton çdo gjë që ka lidhje me politikanët në Kosovë. Është këngë që na e tregon rrugën e sigurt drejt milionave që na presin,” ka thënë Yll Rugova, nënkryetar pranë PF-së.Ai më pas ka sqaruar përmes grafeve dhe ilustrimeve grafike shpejtësinë me të cilën do të vijnë milionat për të gjithë nënkryetarët dhe familjarët e partisë. Këto të dhëna janë nxjerrë bazuar në studimet empirike të politikanëve të sotëm. “Të dhënat empirike nga tereni na bëjnë të qartë shpejtësinë me të cilën do të arrijmë milionat. Sipas konstantes TAG—Trajektorja Adem Grabovciane—mund të parashikojmë që me pasurinë mesatare që kemi sot, milionat do t’i arrijmë brenda këtij mandati,” ka thënë nënkryetari Rugova.