>
BIOSHQIP
Biografia
Kantautori Nonda Kajno mbetet një ndër serrenatistët më në zë të këngës korçare. Ai mbetet i pari në historinë e Shqipërisë që në vitet 1970 krijoi grupin e parë muzikor me 3 kitara që më vonë u përhap dhe në Tiranë. Pas Festivalit të 11-të edhe këngët e tij si dhe ai vetë u godit duke e quajtur "se kisha qenë liberal, kisha sjellë ritmet dhe muzikën perëndimore, kisha koncepte mikroborgjeze, desha të degjeneroja rininë". Në fakt shokët e vërtetë e mbrojtën, por kryesisht vetë Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Korçës, Petraq Zoto. Por meraku i tij në këto vite të demokracisë është që të zhvillohet një Festival i Serenadave Korçare. Sipas tij, serenadat nuk mund të thuhet se janë të rrezikuara, sepse ato i mbajnë gjallë vetë korçarët. I mbajnë gjallë emigrantët kudo nëpër botë. Do të ishte më mirë që pushteti lokal të mos e linte në harresë këtë vlerë që ka Korça.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}