>
BIOSHQIP
Biografia
Është i gjithëanshëm, me një fjalë një artist i kompletuar. Quhet Noa Nikolla personazhi ynë i cili e ka origjinën e lindjes nga fshati Stublla e Epërme e komunës së Vitisë por ka emigruar që në vitin 1995 në Zvicër ku edhe jeton. E cfarë nuk është Noa, letrar, kompozitor, këngëtar, ku nisi të shkruante poezi në shoqërinë Kulturore Artistike ‘Zëri i Karadakut’ ndërsa studimet e sapo nisura në Prishtinë iu desh ti ndërpriste për shkak të situatës politike. Artisti e kujton këtë situatë edhe se ishte duke luajtur si actor në dramën me temë ‘Qendresa’, premiera e së cilës u shfaq në teatrin Dodona në atë kohë. Noa në Zviër do të krijonte qendrën kultutore ‘Qendresa’ ku shumë breza do të mësonin, recitonin, vallzonin, cdo gjë pa asnjë lloj përfitime, e vetëm me qëllimin që të rinjtë që jetojnë në Diasporë të kishin orientimin e duhur në kulturën shqiptare, e duke organizar për vite me rradhë mbrëmje të paharruara. Në vitin 1998 nga po ky artist është shkruar drama ‘Më mirë në varr të Kosovës, se sa në shkollë të Serbisë’, ku kjo vepër ka zgjuar shumë kureshtje të madhe, pasi në rolin kryesor ishte figura e legjendës Adem Jashari. Pasioni i tij për artit dhe kulturën Noa e ka treguar edhe me realizimin e shumë komedive, por edhe duke botuar më pas librin me poezi ‘Bota ime’ në gjuhën shqipe dhe atë gjermane, ky libër bëri shumë bujë sidomos kur flitet për poezinë ‘Zvicra’.

Për punën e tij artisti ynë është vlerësuar, e ku mund të përmendim disa mirënjohje në vitin 1999 si ‘Letërshkruesi më i mirë’, shpërmblimi i parë në poezi në ‘Takimet e Don Mikelit’, cmimi i tretë në festivalin e Shkodrës si tekstshkruesi më i mirë më këngën e kënduar nga Albert Dani. Por jo vetëm kaq personazhi ynë ka provuar edhe të luajë në film si aktor në pjesën e parë të filmit ‘Plumbi i fundit’. Ndërsa pasioni i tij për artit vazhdon të kultivohet më shumë tashmë në muzikë, ku në vitin 1998 solli albumin e tij të parë ‘Për ty’, ndërsa ka në treg edhe disa këngë të cilat janë vlerësuar nga masa, ndërsa ka gati të sjellë në treg një videoklip me titull ‘Prapa e ke mbretin’ dhe më pas një baladë shumë prekëse më titull ‘S’dua të mallkoj’, ku cdo gjë është krijuar nga vetë Noa në studion e tij. Megjithëse atij ia janë marrë shumë tekste dhe nga ana e disa artistëve nuk i është përmendur emri dhe merita e tij, ai vazhdon të jetë modest dhe nuk don ti kujtojë, por duke shpresuar se një ditë do të funksionojë ligji, por vazhdon të jetë një tekstshkrues i kërkuar nga shumë këngëtarë të rinj dhe me emër.

Më datë 8 Gusht 2014, Noa publikon videoklipin "Mbrapa E Ke Mbretin".

Më datë 22 Qershor 2015, Noa publikon videoklipin "Fikë Se Fikë, Me Muzikë".

Më datë 1 Mars 2016, Noa Nikola publikon videoklipin "Fate Te Ndara".