>
BIOSHQIP
Biografia
Nikollë Loka lindi në Sang të Mirditës me 25 mars 1960; diplomuar për mësuesi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, master në pedagogji në Universitetin e Tiranës, doktoraturë në histori arsimi në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues dhe drejtor në shkollën e mesme Klos në Mirditë; inpektor arsimi në rrethin e Mirditës, pastaj mësues në një shkollë të mesme në Tiranë dhe pedagog i jashtëm në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Banon në Tiranë. Autor i dhjetë vëllimeve poetike në shqip dhe i tre vëllimve poetike në italisht(dy prej të cilave me bashkautorë); i përfshirë në antologjinë "Poezia bashkëkohore shqiptare", botimet "L’Hartmattan", Paris 2022. Përveçse në shqip, poezitë e tij janë publikuar në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, suedisht dhe maqedonisht. Redaktor dhe reçensues i disa veprave letrare, kryesisht në poezi. Fitues i disa çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit. Anëtar i disa shoqatave letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. I përfshirë në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, botimet "Faik Konica", Prishtinë 2003 dhe në Enciklopedinë e poetëve bashkëkohës të gjuhës italiane, "Aletti Editore" Romë 2021, si dhe në Fjalorin Enciklopedik të Mirditës, botimet "Emal", Tiranë 2021.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}