>
BIOSHQIP

(1671-1769)

Biografia
Nikollë Filja 1671 - 1769 shkrimtar arbëresh, lindur nga nje familje historike arbereshe, te shperngulur ne Italine e jugut pas pushtimit osman te Shqiperise ne shekullin XV, me origjine nga Filiati (Filiates, Greqi) si citohet nga don Andrea Filja (Figlia) ne nje doreshkrim te vitit 1764. Ai ishte nga fshati Munxif (Mezzoiuso) i Sicilisë. Shkroi dhe përshtati në të folmen arbëreshe vjersha lirike me përmbajtje fetare, të mbështetura në folklor. Përshtati shqip edhe një “Doktrinë të Krishterë”. La një dorëshkrim me këngë popullore e shkrimet e tij, që u gjendën në një kodik në Kieuti, një qendër arbëreshe (dorëshkrimi i Kieutit). Me këtë veprimtari Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë. Këngët popullore të këtij dorëshkrimi u botuan nga M.Karkanoi në “Këngë popullore shqiptare”, (Foggia, 1908).