>
BIOSHQIP
Biografia
Nerimane Kamberi lindi në Preshevë më 1967 dhe jetoi në Belgjikë deri në moshën 20 vjeçare. Atje kreu shkollën fillore, të mesmen dhe dy vite të studimeve universitare. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filologjik ku edhe doktoroi me temën: “Kritika franceze për Ismail Kadarenë”. Profesoreshë e Qytetërimit, Përkthimit dhe Letërsisë frënge/frankofone në Universitetin e Prishtinës, Kamberi është edhe gazetare, përkthyese dhe shkrimtare. ​Kamberi është fituese e çmimit Hivzi Sylejmani për librin më të mirë për të rinj në vitin 1989 dhe është dekoruar nga shteti francez me medaljen L’Ordre des Palmes académiques (Urdhër i Palmëve Akademike), në vitin 2019. Organizatore e shumë aktiviteteve frankofone dhe konferencave ndërkombëtare, ajo aktualisht është kryetare e Shoqatës së Profesorëve të Frëngjishtës ndërkaq kontribuon në shumë gazeta të përditshme vendore dhe ndërkombëtare dhe revista letrare dhe kulturore. ​Deri më 1990 botoi romanet për fëmijë “Anjesa dhe doktor Simoni” 1984 dhe “Anjesa dhe shtatë pikturat” 1988.

Nerimane Kamberi ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filologjik ku edhe ka doktoruar me temën: “Kritika franceze për Ismail Kadarenë”. Profesoreshë e Qytetërimit dhe Letërsisë frënge në Universitetin e Prishtinës, Kamberi është edhe gazetare, përkthyese dhe poete. Ajo është dekoruar nga Shteti francez me medaljen “Urdhër i Palmëve Akademike” 2019, dhe është fituese e çmimit Hivzi Sylejmani për librin më të mirë për të rinj në vitin 1989. Kamberi ka shërbyer si anëtare e jurisë letrare në Universitetin e Lozanës ( Universitë de Lausanne ) dhe ISEAL (Instituti i Studimeve Shqiptare ), në Alliance française de Pristina/Aleanca franceze e Prishtinës dhe në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Kosovës në një varg aktivitetesh letrare. Ajo ka qenë edhe organizatore e shumë aktiviteteve frankofone dhe konferencave ndërkombëtare dhe aktualisht është kryetare e Espace Culturel Français (Qendra kulturore franceze) ndërkaq kontribuon në shumë gazeta të përditshme dhe revista letrare dhe kulturore. Ka botuar librat: Hoteli Grand dhe reportazhe tjera/L’Hôtel Grand et autres reportages (libër për gazetari/Përmbledhje reportazhe dhe intervista) Botimet Koha/ Prishtinë 2019; Ville des Pachas, Bazar Ottomans des Balkans, Non-Lieu, Paris, France 2009; Agnès et le Docteur Simon – Anjesa dhe doktor Simoni, roman për të rinj Edition Dejaie, -Belgique) Rilindja, 1983; Anjesa dhe shtatë pikturat roman për të rinj, Rilindja 1988; Blue-Xhinet e grisur, përmbledhje poezish Rilindja 1991; Një ditë ndoshta, përmbledhje tregime të shkurtra, Pen Qendra, 2006.