Djali i bajraktarit të Oroshit, Preng Marka Prenga, nga një familje e përmendun e Mirditës, me tradita dhe kontribute të hershme patriotike. Ndreca u bë pjesë e kryengritjeve anti-osmane që në moshë të re. Luftoj në sa e sa beteja krah për krah me të atin. Ishte pjesë e forcave mirditore që të prira nga Preng Bib Doda, luftuan për mbrojtjen e Qeveris së princ Vidit nga forcat rebele të Haxhi Qamilit, në vitin 1914. Gjatë Mbretërisë ishte ushtarak.
Me 23 nëntor 1943, vriten në atentat nga komunistet tek "Kafia e Madhe" në Shkodër, Major Ndrec Preng Marku, komandant i Qarkut të Shkodrës, dhe djali i Isa Boletinit, Nënkolonel Adem Boletini.