>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Kam lindur në Çegran të Gostivarit, ku kam krye arsimin fillor. Kurse shkollën Normale "Zef Lush Marku" për mësues e kam krye në Shkup. Aty diplomova edhe Akademinë Pedagogjike. Kam studjuar gjuhën dhe letërsinë shqipe. Kam qenë gjenerata e parë në Fakultetin e gazetarisë në Shkup, të cilën e diplomova në Tiranë pas daljes nga burgu.
… Që nga vitet e rinisë jam marrë me shkrime, duke botuar skica letrare, reporthazhe dhe artikuj të ndryshëm në gazetat dhe revistat e kohës si "Rilindja", "Zëri i rinisë", "Jeta e re", "Jehona", "Bota e re", "Shkëndia" si dhe ato për fëmijë "Pionieri", "Gëzimi", "Fatosi" etj Kam botuar disa libra me poezi si dhe nga sfera e publicistikës!
Fillimisht punova në arsim në malësinë e Gostivarit ku vetja më dukej si Migjeni në Pukë. Zatën, atje mbi kreshtat thepore të bjeshkës përballë Sharrit kreshnik, u frymëzua me motive migjeniane!... Herët, ndeshem me rrymat atnishqiptare dhe shoviniste të UDB-së, për çka edhe largohem fshehurazi, duke u arratis në SHBA. Për këtë UDB-a edhe do të më hakmerrret rëndë.
Pas këthimit nga Amerrika, me nisjen e demonstratave në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1981 jam arrestuar nga inspktorët operativë të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke më kidnapuar në pranga, depërtohem në burgun famkeq të Zenicës në Bosne, ku edhe pa patur ndonjë njohuri për akuzat e manipuluara, ma kurdisin një Proces i inskenuar gjyqsor, fund e krye me akuza të trilluara, duke e dënuar me vdekje-pushkatim!
Megjithatë, falë Zotit, mbeta gjallë dhe i pathyer me dinjitetin e tim përballë intrigave të nëntokës udbashiane të viteve komuniste.
Pas daljes nga burgu merrem me shkrime publicistike dhe si autor i disa veprave letrare: "ORFE I VRARË" /poezi/ Onufri 1995, Tiranë. "Kështjella e vetmisë" /poezi/ SHB "Luma" 1998, Tetovë. "Antikohë" /poezi/ Interdiskont,1998 Shkup. "Qiell me barrë" /poezi/ AZA-SEsoft 1999, Tetovë. "Ballë për ballë me vdekjen" /libër autobiografik/"Magnat" 1999 Shkup. "Ballë për ballë me vdekjen" /ribotim/ SHB "Koha" 2000 Tiranë. / e që bëri bujë të madhe /. "Drajfusi ballkanik" /në gjuhën maqedonase/ Iris 2010, Strugë. "Gjethe vjeshte" /poezi të ribotuara/ GK DOLLONJA 2014, Tiranë. Librin me titull : "Lotët e Nënës" e botoi SHB « Lena Graphics, Prishtinë. Kurse "Zogu i dëborës" gjendet për shtyp në SHB "Luma" Tetovë.