U lind në fshatin Radomirë të Kalasë së Dodës. Ka filluar të këndoi që në shkollën 8-vjeçare, kur u aktivizua nga mësuesi E. Shehu, i cili i kërkonte të këndonte 2-3 këngë jashtë programit mësimor. Pastaj kompozitori E. Zhulali e inkurajoi t’i përkushtohej udhës së bukur të artit të të kënduarit. Ky këngëtar i ri, me shumë të ardhme, për një kohë të shkurtër ka arritur plot suksese. Ai, tanimë, ka shumë adhurues e fansa, ka plot miq e shokë, që e duartrokasin dhe kërkojnë. Është plotësisht i motivuar në rrugën e bukur të këngës që ka zgjedhur, ndaj vazhdimisht zhvillon turne të pafundme në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri etj. Deri tani ka publikuar tri albume, si videoklipet "Obobo vajzat", "A ke ardhë në qytet, oj ti", dueti me Linda Shabanin nga Gjilani në "Dashuria në një lloj" etj. Bashkëpunon me Tv."Ers" Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, pa harruar Tv.Tirana e BBF. (- Pjesë nga libri "Historia e kulturës dibrane" të autorit Fatos Daci ).