>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur me 09.11.1988 në fshatin Pobërgjë komuna e Deqanit. Shkollen fillore kl1,2,3 ne Pobërgjë, kurse klasen e 4 në Laprakë, Tiranë. Pas luftes, vazhdoi mesimet nje pjesë në Pobërgjë, kurse një pjesë ne fshatin Drenoc. Shkollen e mesme e kreu Kl9 në gjimnazin "Vëllezrit Frashri", kurse 4 vite Ne Shkollen e Mesme Teknike ne Deqan, Dega Telekomunikacion.

Mufaili u dallua si nxënës i shkëlqyeshëm dhe si talent në muzikë dhe në instrumente. Një kohë si nxënës i gjimazit, u aktivizua në shoqërinë "Jusuf Gervalla", Deqan, ku mori pjesë si vokalist dhe instrumentist në disa koncerte në Kosovë dhe në Shqiperi. Gjatë shkollimit në gjimnaz, ishte aktiv ne cdo organizim që mbahej në shkollë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, u regjistrua në Akademinë e Arteve Muzikë, dega Pedagogji e përgjithshme muzikore, ku përfundoi për 4 vite me rezultate shumë të mira. Gjatë studimeve ka qenë anëtar i korit të Akademisë dhe ka marr pjesë në shumë koncerte e Opera dhe ka kënduar në Ambitusin Tenor. Po ashtu ka qenë themelues i Korit Ataca në Prishtinë, i cili është aktiv edhe sot.

Pas diplomimit, punsohet ne Deqan si profesor i rregullt në gjimnazin "Vllezërit Frashri" dhe po ashtu edhe në disa shkolla të tjera të rrethinës si plotësim norme: Lluke, Lumbardh, Irzniq, Drenicë etj. Si profesor i muzikës, ka kompozuar dhe shkruar shumë këngë për heronjt dhe deshmorët e kombit dhe këtë gjë e ushtron edhe sot. Ai ka qënë anëtar i Korit "Siparantum" në Pejë dhe ka marrë pjesë në shumë koncerte në Kosovë, Shqiperi, Kroaci, Francë etj.

Aktivitetin në muzikë e ushtron edhe sot me kurse intensive dhe ka zbuluar shumë talente si muzikantë, këngëtarë, instrumentistë etj. Mufaili është edhe mjeshtër i instrumenteve, dicka që ai e ben me mirëkushtim te madh dhe me një fanatizëm për të ruajtur traditën, folklorin dhe gjithë kulturën e popullit shaiptar. Po ashtu Mufaili është këngëtar, ku shumicën prej veprave i ka të muzikës folklorike burimore shqiptare. Mufaili luan në cifteli, sharki, fyell, prim kavall dhe të gjitha llojet e instrumenteve me goditje dhe gjithashtu në piano. Ka dy femijë: Binja Omeri dhe Medine dhe Bashkshorja Sherife Jahaj Tolaj.