>
BIOSHQIP
Biografia
Mirdita Kola, ka lindur më 17 Nëntor 2002 dhe është një këngëtare nga qyteti i Lezhës. Mirdita ka mbaruar studimet per "Web Design" dhe tani ka nisur të merret me muzikën. Ajo ka lancuar këngën e saj të parë "N'andërr" me 25 Qershor 2024, me kompozim nga HitMan dhe teksti nga Mirdita & Rolla. Kënga është pritur pozitivisht nga publiku duke e shtuar kuriozitetin ndaj saj por gjithashtu edhe ndaj emrit unik të vetë këngëtares së re. Jo më kot Mirdita merret me muzikë, pasi vetë i ati i saj është artisti i mirënjohur i muzikës popullore Kastriot Kola Milici. Por gjithashtu një kuriozitet tjetër është fakti se dhe nga ana e nënës së saj ka rrënjë të muzikës. Këngëtari i madh Fran Vorfi është xhaxhai i nënës së saj.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}