Biografia
Kur ajo kishte vetëm 2 vjet babai i saj Muhamet Hashani (pedagog dhe trajner basketbolli) bashk me nënë Nagjijen motrat Teutën e Xogen dhe vëllaun Arianin kthehen në Shkup sepse si prind patriotë deshën fëmijët ti edukojnë e rrisin në atdhe në frymën e kulturën shqiptare. Më vonë familjes në Shkup i shtohen edhe 2 fëmijë Lindita dhe Admiri.
Me këngën fillon që në moshën 5 vjeçare, në familje siç ka rrëfyer gjithmonë ajo vet në shumë intervista e biseda me miq, pasi babai luante ne kitarë e nëna gjithmonë ka mbajtur ritmin me def, pra talenti i saj u pa qe atëherë. Pastaj në Shkollë mësuesja Sanie Hoxha (bashkëshorte e kompozitorit të njohur Ismail Hoxha) zbulon poashtu zërin e saj ku merr pjesë me këngë e recitime në shfaqje të ndryshme e programe në shkollë me shokët e shoqet e klasës. Më vonë arsimtarja e muzikës Drita Kryeziu e befasuar me talentin zërin e saj e vendos si soliste të korrit të shkollës "Petar Zdravkovski-Penko" ku Miranda mesonte dhe bashk marrin pjesë në gara të koreve të qytetit dhe shumë shfaqje të tjera për festa. Dëshira e saj për tu bërë anëtare e pallatit të pionerëve në Shkup për të shkuar tutje me talentin që kishte dhe poashtu në korin "Razvigorçe" ku pranoheshin kryesisht vetëm fëmijët maqedonas mbetet një ëndërr e thyer për Mirandën, perkundër disa herrave që ajo kishte shkuar dhe trokitur në këto dyer, atyre u pengonte emri dhe mbiemri shqiptar arsye kjo për tu refuzuar. Ndaj jo vetem Miranda por edhe shumë femijë tjerë talentë të Shkupit mbetën jashtë këtyre dyerve. Dyert asaj shumë herë ju mbyllën, por këmbënguljen dhe vullnetin ku ajo synonte nuk mund t'ia merrte askush. Vazhdoi drejt dyerve të hapura dhe në moshën 10 vjeçe ftohet nga RTVM redaksia në gjuhën shqipe pasi ajo u bë pjesë e grupit të pionerëve për këngë dhe valle të SHKA "Ibe Palikuqi" Shkup për të bërë inçizimet e këngëve të para për fëmijë në kuadër te festave të fundvitit dhe regjistron në shirit të studios këngën e parë "BORA" në duet me shoqen e saj të shkollës Mirlinda Idrizi dhe orkestrën e SHKA "Ibe Palikuqi" nën udhëheqje të Bekim Ajdinit, dhe ketu ajo bashk me talentin e saj nis rrugën e saj në botën e muzikës.
Më vonë pothuaj nuk kishte koncerte e festivale ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni që të mos ishte prezente Miranda Hashani. Ishte viti 1992 që Mirandën e bën këngëtare me plot kuptimin e fjalës atëherë kur shkëputet nga të dy SHKA-të "Ibe Palikuqi" e "Emin Duraku" nga këto dy vatra artistike ku ajo me vite të tëra dha kontributin e saj në grupin e valles dhe këngës duke kaluar shume koncerte, festivale e regjistrime radio e televizive. Deri më tani me 12 albume të edituara, ajo bën pjesë në këngëtaret big të skenës shqiptare.
E diplomuar për Diizajn Grafik në Fakultetin e Artit Figurativ në Universitetin e Tetoves, përveç muzikës ajo ka marrë pjesë edhe nëpër ekspozita të ndryshme kolektive.
Në vitin 1994 në Shkup ajo takon dashurinë e jetës, Mentor Miftarin atë kohë fudbollist në skuadrën e "Slloga" sot "Shkupi" dhe në vitin 1998 ata këtë dashuri e kurorëzojnë me një dasëm të madhe në Shkup.
Deri para disa viteve, Miranda e kishte edhe një ëndërr, që të bëhet nënë. Dhe pas disa tentativave dhe 12 vite pritje ajo solli në jetë djalin e saj të parë Donin, që së shpejti do të bëhet 11 vjeç, e më vonë edhe Detin 8 vjeç. Kështu ajo përmbush dëshirën e saj më të madhe që kishte për titullin më të shenjtë në botë NËNË.
Ajo ka kënduar të dy zhanret e muzikës, atë të lehtë dhe popullore me 12 albume te edituara dhe shumë këngë të tjera jashtë albumeve që janë gjithsej 153 këngë, ajo ka pasuruar fonotekën me këngë që do të përcillen brez pas brezi, gjithmonë besnike në këngën e mirëfilltë shqipe, dhe poashtu ishte një nga këngëtaret e para qe solli frymë të re në muzikën moderne tek ne shqiptarët duke bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorë e tekstshkruajtës të dëshmuar me vepra të mëdha e që sot jo rastësisht ajo me të gjithë bashkëpunëtorët kanë lënë gjurmë në botën e artit. Gjithmonë ka sjellë këngë që nuk vdesin për një sezonë, por jetojnë gjatë!
E quajtën revolucionere te videoklipeve, sepse solli videklipin e parë të teknologjosë më të avancuar që ishte mes nesh e paparë.
Ajo këngën e ka pasion dhe e do me shpirt, është e palodhshme dhe e përkushtuar, prandaj nuk na zhgënjenë kurrë.
Nga një artiste e përkushtuar siç është Miranda, adhuruesit e saj gjithmonë do të kenë kënaqësinë se çka ajo do të sjellë si në skenë ashtu edhe në videoklipe.
Miranda e pëlqen të bukurën, e çmon artin, është dy herë artiste edhe këngëtare edhe dizajnere.
Përveç që na ka sjellë shumë këngë të bukura ajo me pjesmarrje në disa ekspozita kolektive ka lënë edhe vepra tjera artistike e që ka synim një ditë edhe ekspozitën e saj individuale.
Festivalet:
"Kosovarja këndon" Ferizaj
"Festivali i Trojës" Turqi
"Marmara" Turqi"
"Kënga Shqiptare" Prishtinë
"Festivali i SHKA-ve Mbarëshqiptare" Tiranë
"Nota Fest" Shkup
"Këngë Jeho" Strugë
"Zambaku i Prizrenit" Prizren
"Polifest" Prishtinë "
"Kënga në RTSH" Tiranë
"Flaka e Janarit" Gjilan
"Fest Nota e Artë" Shkup
"Show Fest" Prishtinë
"Video Fest" Prishtinë
"Netët e klipit shqiptar" Tiranë
"Zhurma Show" Prishtinë etj...
Me muzike fillon qe ne moshen 5-vjecare, kurse ne moshen 10 vjece ftohet nga RTVM ne Shkup per te bere incizimet e kengeve te para per femije, duke pare talentin e saj ne muzike. Pothuaj nuk kishte koncerte e festivale ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni qe te mos ishte prezente Miranda Hashani. Ishte viti 1992 qe Miranden e ben kengetare me plot kuptimin e fjales. Deri me tani me 8 albume te edituara, ajo ben pjese ne kengetaret big te skenes shqiptare, por ne Shqiperi nuk eshte shume e njohur per shkak te mungeses se gjate dhe shtimit te konkurrences. E diplomuar per dizajn, pervec muzikes ajo ka marre pjese edhe neper ekspozita te ndryshme kolektive. Deri para disa viteve, Miranda e kishte pasur edhe nje enderr, qe te behet nene. Dhe pas disa tentativave ajo solli ne jete djalin e saj, Donin, qe se shpejti do te mbushe 2 vjec, kurse e ema e tij ka menduar qe Donit t'i sjelle ne jete dhe nje tjeter vella apo moter. Ajo ka kënduar të dy zhanret e muzikës, atë të lehtë dhe popullore. "Falë dhuntisë që më ka dhënë Zoti jam e aftë që ti këndoj të dyja këto zhanre muzikore" - tregon këngëtarja. Por natyrisht vajza e cila krahas zërit të ëmbël spikat edhe për lookun e saj të veçantë, nuk kishte se si t’i linte këngët e saj pa videoklipe. Kështu ajo tregon se së shpejti do të kemi mundësi të shohim me klip një baladë i përgatitur nga Ilir Berami i titulluar "Ike me tjetrën". Tani që ka filluar sezoni i verës këngëtarja ka një axhendë mjaft të ngjeshur nga njëri koncert ne tjetrin, deri në fund të gushtit. "Unë këndoj ‘live’ dhe ndryshe nuk dua. Pëlqej që të jap çdo gjë nga vetja në interpretim duke e ditur që emocioni deri tek publiku prej këngëtares, jep efekt vetëm nëse këndon ‘live’. Nuk dua ta gënjej as ta zhgënjej publikun. Krahas këngës, punoj edhe dizajnin si profesion tjetër. Më kanë ngelur vetëm edhe dy provime deri tek diploma. Dua dhe më pelqen çdo gjë që është e lidhur me artin". Miranda Hashani prej vitesh është e martuar me futbollistin Mentor Myftarin. Ja ç’farë thotë ajo në lidhje me të shoqin: "Para se të vendoste ta linte fushën e gjelbërt, më pyeti se çfarë po mendoja unë për këtë. Më erdhi keq, ashtu sikur unë t’i thosha: çfarë mendon Mentor për ta lënë unë këngën. Vura vetën në atë pozitë, e pata shumë të vështirë, u ndjeva keq, edhe pse kemi qenë të përgatitur dhe të vetëdijshëm se futbollistët e kanë të caktuar kohën afërsisht deri kur mund të jenë në fushë. I thashë: vendos vetë më mirë sepse nuk doja ta thosha fjalën e fundit për po ose jo. Ashtu doli në fund, ai vet kishte vendosur ta linte fushën për shkak të disa lëndimeve në këmbë dhe moshës"
Miranda ka 8 Albume te edituara, gjithmone besnike ne kengen e mirfillte shqipe, dhe poashtu ishte nje nga kengetaret e para qe solli fryme te re ne muziken moderne tek ne shqiptaret. Gjithmone ka nxjerr kenge qe nuk vdesin per nje sezone, por jetojne gjate! Vlen te permenden edhe videoklipet te realizuara nga profesionistet: ME MUNGON, KUDO ME KEND, MOS ME LINI VET nje super hit ne te gjitha televizionet dhe radiostacionet shqiptare dhe videoklipi IKE ME TJETREN. E quajten revolucionere te videoklipeve. Ajo kengen e ka pasion dhe e do me shpirt, eshte e palodhshme dhe e perkushtuar, prandaj nuk do ju zhgenjeje kurre. Nga nje artiste e perkushtuar sic eshte Miranda, adhuruesit e saj gjithmone do te kane kenaqesine se cka ajo do u sjell si ne skene ashtu edhe ne videoklipe.
EVENTET
Komente 2