>
BIOSHQIP
Biografia
Si duket suksesi i këngëtareve kosovare jashtë vendit nuk ka të ndalur. Keshtu o ndodh edhe me këngëtaren kosovare, e cila jeton në Montreal të Kanadasë dhe sjell këngë me një interpretim mjaft i veçante dhe unik. Tek seksioni i influencave në faqen e saj në Facebook, Mimoza H shkruan se Bjork është një prej shumë artisteve që ndikon në muzikën e saj, por në videon dhe këngën e saj të parë, mund të vërehet edhe pak shije e PJ Harvey e cila gjithashtu së fundmi është ndikuar nga Kosova. Fakti që Mimoza është një hulumtuese autodidakte e muzikës e shton edhe më shumë kuriozitetin për personalitetin e saj si artiste pasi vetëm nga artistët autodidakt mund të presësh frymëzime personale dhe sociale që ndikohen siç thuhet në përshkrimin për Mimozën, “nga lëvizjet e vazhdueshme në rrugë”.

Më datë 23 Qershor 2016, Mimoza H publikon videoklipin "The Wild Woman". Kënga që në dëgjim të parë duket sikur një tentim për të dalë nga vetja por që pas dy-tri dëgjimeve të tjera e kupton thellësinë që në fakt ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Edhe pse kënga nuk duket sa ka bërë bujë të madhe, projekti i saj duket ambicioz. E nga kjo këngë dhe video duket sikur Mimoza H e ka gjetur vetën në muzikën që mund të quhet pak “kaotike” pasi është një përzierje e tingujve elektronik me alt-pop e art-rock pa harruar neo-tradicionalen dhe ndikimin e “erës së errët” qysh edhe njihet në muzikë si “ethereal wave”. Xhirimet janë bërë nga i dashuri i saj, rexhisori i filmit, kanadazi Stephane Lapointe, i cili duket se e ka bërë videon e sajë me përkushtim, pasi që vërehet një punë e mire e kamerës, ngjyrave dhe performacës së Mimozës dhe një vajze tjetër, e cila performon nudo në video.

Në vitin 2016, Mimoza H publikon albumin "Uproot Ep".

Më datë 15 Shtator 2017, Mimoza H publikon videoklipin "Well Of Melodies". Muzika e këngës u punua nga vetë Mimoza H, teksti u shkrua nga vetë Mimoza H.

Më datë 30 Korrik 2020, Mimoza H publikon videoklipin "Pretty Lies". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Mimoza H.

Më datë 20 Tetor 2020, Mimoza H publikon videoklipin "Cycles Of Birth And Death". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Mimoza H. Produksioni audio u realizua nga vetë Mimoza H.

Më datë 31 Gusht 2021, Gima & Mimoza H publikojnë videoklipin "Kroi". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Gima & Mimoza H kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge.