>
BIOSHQIP
Biografia
Mentor Mazreku është një emër i ri i skenës, i cili ka të mbaruar studimet master në Akademinë e Arteve, ndërsa pretendon të ndërtojë një karrierë të suksesshme muzikore në tregun muzikor shqiptar.

Më datë 12 Dhjetor 2018, Mentor Mazreku publikon videoklipin "Mjaft Me Heshtje", e cila është e zhanrit baladë. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet artisti Mazreku, gjersa për orkestrimin është kujdesur Hysni Klinaku. Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell një atmosferë freskie që i përshtatet shumë ritmit që ka kënga. Ana vizuale i është besuar produksionit Redina, ndërsa regjisor i klipit është Edon Shallci.

Më datë 18 Prill 2019, Mentor Mazreku publikon videoklipin "Krejt I Humbur". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Mentor Mazreku.

Më datë 29 Shkurt 2020, Mentor Mazreku publikon videoklipin "Pa Fund", e cila është ritmike. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Mentor Mazreku, gjersa për produksionin e këngës janë kujdesur Universal Production.