Karriera muzikore e tij nisi në edicionin e katërt të Tirana Art Fest, ku u vlerësua me çmimin "Artisti i ri më i mirë". Në vitin pasardhës fitoi çmimin "Vokali më i mirë mashkull" dhe sërish një vit më vonë fitues i vendit të tretë. Ka performuar në disa festivale muzikore, mundësuar nga Bojken Lako dhe Gjergj Leka. Performues në "Tirana Youth Capital" dhe në disa formate muzikore televizive. Me cilësitë e veçanta vokale, vlerësuar edhe nga një juri ndërkombëtare, Martini ishte një prej 4 finalistëve të formatit muzikor "Mam, po ti!?", në programin "E Diela Shqiptare" në TV Klan. Ai është një nga zërat më të bukur të të rinjve të Tiranës.