>
BIOSHQIP
Biografia
Mark Kastriot Marku ka përfunduar shkollën e lartë të muzikës "Lorenc Antoni" në qytetin e tij të lindjes ndërsa më vonë ka udhëtuar port në Zagreb të Kroacisë për për studime. Ai u bë i njohur për publikun kroat në spektaklin e njohur televiziv "Kroacia kërkon një Yll" ku zuri vendin e tretë. Marku synon që këtë popullaritet ta arrijë edhe në hapësirat shqiptare, përmes pjesëmarrjes në spektaklet muzikore. Ai ka ardhur në Kosovë dhe ka nisur studimet në Fakultetin e Arteve në degën e Kantos në Prishtinë, ndërsa sapo ka xhiruar edhe klipin e tij të parë me një produksion shqiptar dhe kënga është në gjuhën shqipe e krijuar nga vetë ai si vijë melodike dhe që mban titullin "Ato faqe". Kënga do të jetë shumë ritmike, ndërsa ne sjellim edhe këtë foto ku duket djaloshi simpatik i cili, përveç zërit, ka edhe aftesinë të luajë 5 instrumente muzikore. I pyetur se cila është arsyeja që u kthye në tregun shqiptar, Marku tha: "Kthimi në skenën shqiptare ka një domethënie të rëndësishme për mua. Megjithëse puna ime është çmuar jashtë trevave shqiptare, unë gjithmonë kam thënë se guri i rëndë peshon në vend të vet.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}