>
BIOSHQIP
Biografia
lindi më 22 Korrik të vitit 1991 në Bilisht të Korçës. Shkollën e Mesme e përfundoi në Bilisht, e më pas për të filluar studimet e larta, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, dega Biologji. Në vitin 2015, filloi studimet Master i Shkencave, po në Univeristetin e Tiranës, në drejtimin Biologji-Mjedisi.Autor i nje libri me poezi 'Fjale qe ngrejne vale' I riu veç dashurisë së madhe që ka për natyrën, një pasion të madh ka edhe për artin, të bukurën, siç është poezia. Poezinë filloi ta donte që në fëmijëri, e për t’mos u ndarë më nga vargjet, duke e bërë vargun pjesë të jetës së tij. Ndjeshmëria ishte ajo që e dallonte nga shokët e tij, sepse që në moshë të re, kishte një tërheqje për vargun, e ku ka më bukur që ndjenjat t’i shprehësh në varg. Ajo çfarë është për t’u admiruar te Marjoli, është se në poezinë e tij vërehet një mall, një lidhje e fortë me natyrën, lidhje kjo e ndërmjetme, ku poeti i këndon të dashurës së tij që mban të strukur në zemër, duke e krahasuar atë me natyrën; Nuk është se më mungon shumëçka, shumëçka kam nëpër duar, ama mungon akoma diçka, botën tënde për ta pushtuar. Pra në vargje mbizotëron Dashuria, ku me shpresën se një ditë do ta prekë e do ta pushtojë. Gjithashtu, në vargje ndeshim fuqinë e poetit, fuqi kjo e Tokës dhe e Qiellit, tek i drejtohet vajzës që i ka pushtuar zemrën. Në qytetin tim, ti s’ke qënë, s’e ke parë si është moj mike, netët janë të mbushura me hënë, si buzëqeshja jote magjike. Edhe këtu poeti shfaq mallin për vendlindjen, për qytetin me ndjenjë të thellë, ku çdo gjë harmonizohet me natyrën e tij, që është pikërisht mënyra dhe konceptimi i një dimensioni të gjërë që i bën mallit dhe dashurisë, me një shpërthim ndjenjash dhe me një origjinalitet, ku nëpërmjet aftësisë së tij, bën veshjen e vargut me ndjenën, duke e parë dashurinë si një dhimbje njerëzore, herë-herë edhe si një melankoli, që i lutet dashurisë me një klithmë të mos e lëndojë./V.Krosi