>
BIOSHQIP
Biografia
Marigona është një grup muzikor nga Kosova themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica. Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi. Është një ndër grupet më të suksesshme në trojet shqiptare.

Në vitin 2011, grupi "Marigona" kishte shënuar 20 vjetorin me një koncertë në Prishtinë, ku salla ishte e mbushur e që dëshmuan se sa i dashur mbetet ky grup për publikun. 25 vjetorin e ka kujtuar sot edhe anëtari i grupit Ilir Tolaj, i cili është shprehur i lumtur për këngët që ka sjellur bashkë me grupin. "Marigona, sot e 25 vite me pare.I lumtur per secilen dite e secilen kange te kenduar bashk", ka shkruar Ilir Tolaj.

Më datë 14 Shkurt 2019, Marigona publikojnë videoklipin "Ku Je", duke u rikthyer me projekt të ri pas shumë kohësh. Në stil tipik siç njihet grupi, kënga është tejet e bukur, duke begatuar skenën muzikore me këtë krijim të ri. Muzika e këngës u punua nga Ilir Tolaj, teksti u shkrua nga Ilir Macastena, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ilir Tolaj. Fatlum Hajrullahu, Valon Mustafa dhe Lluka Murati janë përkujdesur për videoklipin e këngës.
Kategori
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}