>
BIOSHQIP
Biografia
Majlinda Nana Rama është shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ka lindur në Tepelenë, në vitin 1980. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj.

Krijimtaria e Majlindës është pritur mirë dhe vlerësuar nga kritika letrare brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e saj është promovuar dhe përkthyer në disa shtete, si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Gjermani, Francë, Zvicër, Austri, Belgjikë, Poloni, Holandë, Hungari, Spanjë etj. Shtypi i huaj e ka krahasuar me Dostojevskin, A. Çehov e Aleksandër Gribojedov.

Botime:
Merrma lotin peng – (Poezi) – 2004;
Hene e qiellit tim – (Poezi) – 2006;
… Por gjyqi vazhdon … – (Eseistike) – 2006;
Perandorët – roman – 2014;
Kritika Letrare – studime, kritika, ese, publicistikë, Shkup, 2014;
Zonja me të kuqe – roman, 2015;
Metalogjika policentrike e një shteti të ri - studim, 2016;
Koncept i përkufizuar i një modeli ekonomik - studim, 2016;
Ikja - novelë, 2016;
Antologji e prozës poetike - 2017;
Kthimi - novelë, 2017;
Lulet e egra - poezi, Shkup, 2017;
Kodi poetik i Agollit - studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
Kumte që lëvizin (Mbi poezinë e Ali Podrimes) - studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
Arzoe - Novelë, 2019;
Shënime Letrare- Studime, kritikë letrare, 2019.
Çmime letrare
Majlinda Rama është fituese e shumë çmimeve letrare. Veçojmë disa prej tyre:

Çmimi Ndërkombëtar "Gruaja 2019" akorduar nga Universum Academy Switzerland, Zvicër.
Çmimi “Libri më i Mirë Poetik“ (“Lulet e egra“) dhënë në Panairin e XX Ndërkombëtar të Prishtinës;
Çmimi i Parë në Maqedoni dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Klubi “Karadaku“, Maqedoni;
Çmimi "Faik Konica" për Kritikën më të mirë Letrare;
Është shpallur “Ambasadore e Paqes“, Tiranë, Shqipëri;
Çmimi “Naim Frashëri”, dhënë në Institutin Albanologjik, Prishtinë;
Çmimi “Esad Mekuli”, dhënë në Bibliotekën Kombëtare në Kosovë;
Çmimi “Ora e Maleve”, dhënë në Rozhajë, Mali i Zi;
Çmimi “Muza Poetike Budiane”, dhënë në Mat, Shqipëri;
Është shpallur “Njeriu i vitit” në vitin 2014, Tiranë, Shqipëri;
Çmimi “Muza poetike 2012”, dhënë në Tiranë, Shqipëri.