>
BIOSHQIP
Biografia
Është me profesion Ekonomiste dhe ka kryer detyrat:

Llogaritare e Parë, Përgjegjëse Administrate, Kryetare e Degës së Financës, Specialiste në Seksinin e Financës në Këshillin e Rrethit Fier.

Menaxhere në “Hotel Vlora International” të Kompanisë së Ndërtimit “Hanxhari” Vlorë. Çertifikuar, Trainere Profesioniste për Hoteleri dhe Turizëm, në vitin 2008 nga ‘American Hotel & Lodging Educational Institute’, etj…

Dashuria për letërsinë dhe artin përkon qysh në fëmijërinë e saj të hershme. Në vitin 2018 ka botuar vëllimin e saj të parë me poezi me titull “ Në Ballkonin e një reje”. Në vitin 2021, botoi vëllimin me poezi me titull ”Prelude dashurie”, dhe ka në dorëshkrim vëllimin e tretë me poezi e dorëshkrime të tjera. Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Ali Asllani” Vlorë. Ka marrë titullin Ambasadore për Paqen Botërore për Art dhe Kulturë viti 2019, ku është vlerësuar me dy diploma nderi.

Është vlerësuar me çmimin “Poete me sharm në poezi” nga Media TV “The One Shou” viti 2019. Është vlerësuar me Diplomë nderi nga World Poetry
Olimpiad Romania viti 2020. Është vlerësuar me çmimin “Gjergj Fishta” poezia më e mirë e vitit 2020, nga Akademia e Artit Shkencës dhe Letrave “Mirdita”.

Është vlerësuar me çmimin “Pena Alpine” nga media: “Gazeta e Alpeve” viti 2021 - gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike.
Është autore e teksteve të këngëve për fëmijë, në Festivalin e fëmijëve “Bilbilat e Korabit” Dibër-Maqedoni viti 2021 si dhe në Festivalin e fëmijëve “Bletëzat” Tetovë viti 2021.

Poetja Lulezime Malaj nderohet me çmimin e dytë në Konkursin Kombëtar Letrar-Artistik-Publicistik: “KORRIDORI ADRIATIK-ALPE”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, viti 2021. Bashkëpunon me shumë gazeta, revista, portale, ku boton krijimet e saj letrare-artistike
si dhe është përfshirë në shumë Antologji kombëtare dhe ndërkombëtare e aktivitet në vazhdim.
DËRGOI: