>
BIOSHQIP
Biografia
Ka studiuar në lice për violë, por i bie dhe pianos dhe kitarës. Ndonëse në moshë mjaft të re, ai ka një karrierë shumë të pasur muzikore, që zë fill në moshën 15-vjeçare. Prej dy vitesh, ai këndon live në baret e lokalet më të njohura të kryeqytetit, si dhe ka një grup të tij muzikor me emrin "Turtles". Konkurset muzikore i shikon pak me dyshim pasi, sipas tij, janë "thikë me dy presa", ose ngjitesh në maja ose humbet shumë pikë. Por më në fund ai ka vendosur të marrë pjesë në ‘The Voice’, jo vetëm për të shtuar publicitetin për grupin e tij, por edhe të spikasë si vokalist. Ai shprehet se nuk është i kënaqur mesa ka arritur deri tani. Me pjesëmarrjen në ‘The Voice’ kërkon të vendosë standarde më të larta tek vetja si muzikant profesionist. Në "The voice of Albania 5", ai u rendit i dyti, duke rrëmbyer vëmendje në botën e muzikës. Njihet si një nga yjet e muzikës live në kryeqytet. Video më e klikuar e tij në You Tube është kënga "Ama" me mbi 9 milionë klikime. Në vitin 2016, Lorenc Hasrama ishte finalist në The Voice Of Albania 5.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}