>
BIOSHQIP
Biografia
Zëri i ëmbël dhe melankolik e identifikojnë atë. I lindur për muzikë. Ngjyrat e zërit të tij janë një karakteristikë e fuqishme që e identifikojnë. Vjen ndryshe nga të tjerët duke goditur thellë. Sa duket ambicioz në rrugën që ka filluar, duket edhe aq mirënjohës për ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Lok Komoni, vjen me këngën e tij të parë Kohërat kanë ndryshu, e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi – DANI! I veçantë dhe karakteristik në personalitetin e tij artistik, i përcjellur me një zë të admiruar nga të gjithë ata që kanë patur fatin ta dëgjojnë, Loki vazhdon rrugëtimin e tij të filluar për të sjellë një botë ndryshe artistike. Edhe pse i ri në muzikë, ai nuk ka frikë nga konkurenca në treg. Ai beson se zërin e ka dhuratë nga Zoti dhe, do të këndoj përgjithmonë për adhuruesit e tij, duke besuar se popullariteti nuk njeh as moshë e as gjini. Prandaj ai beson në suksesin e tij në të ardhmen. Këngëtari nga Deçani, i cili tashmë është i njohur për skenën shqiptare, në dhjetor të vitit që lamë pas, ka sjellë projektin e tij të parë muzikor të punuar nga producentë të njohur shqiptar. Loki, beson se në të ardhmen do të ketë edhe bashkëpunime tjera me Danin dhe këngëtarë të mirënjohur të estradës shqiptare. Stili i Lokit nga mediat shqiptare cilësohet si një përzierje e Ramadan Krasniqit dhe Sinan Vllasaliut, çka na bënë të kuptojmë se ardhmja e Lokit do të jetë shumë premtuese dhe plot befasi.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}