>
BIOSHQIP
Biografia
Leotrim është diplomuar në Universitetin e Tetovës dega Art Muzikor, por eksperiencat muzikore i ka filluar që në moshë të vogël. Që prej vitit 2010 si anëtar i shoqërisë kulturore artistike Xheladin Zeqiri (Tetovë) ka interpretuar në shtete të ndryshme si Turqia, Bullgaria, Bosnja etj. Pjesëmarrës në "X factor Albania" ku u rendit në vendin e 6-të nga 12 finalistë. Aktiv në skenën e muzikës duke interpretuar në evenimente të ndryshme; koncerte, televizione, shoqata artistike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Eksperiencat e tij muzikore përfshijnë edhe rolin e tij si dirigjues koral dhe ligjërues i lëndës muzikore në shkolla publike dhe private. I nderuar me mirënjohje nga shoqata Kult si Artisti i ri 2019. I zgjedhur ne vitin 2020 si një nga 10 artistët e rinj në Rtv 21 në Kosovë. I përzgjedhur për pjesëmarrje në fushatën #VoiceOfYouth nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut. I përzgjedhur si këngëtari më i mirë me çmimin "Naim Latifi" në Festivalin Ballkanik Kumanovë 2021.

Në vitin 2013, Leotrim Zejnullahu merr pjesë në X Factor Albania 3.

Në Nëntor 2022, Leotrim Zejnullahu merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Harrom".