>
BIOSHQIP

Reagojnë Babastars Dhe Shtohen Polemikat

25-8-2012
Reagojnë Babastars Dhe Shtohen Polemikat
Menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të fundit fyese të anëtarit të TBA, Kleptos, komente këto të bëra në një foto bashkë me Ledri Vulën, ish-anëtarin e 'labelit' BabaStars.
Kemi raportuar se Klepto ka krijuar miqësi të re me Ledri Vulën, i cili u largua kohë më parë nga muzika dhe BabaStars. Në faqen e tij të fansave në Facebook, reperi i TBA postoi foton me ish-anëtarin e Skillz, duke shkruar në koment bashk me këtë foto: "Jo veq unë po edhe Ledri thotë fuck BabaStars".

Pasi Telegrafi raportoi për 'miqësinë e re', u ngritën shumë polemika mbi lojalitetin e Ledrit ndaj ish-kolegëve të tij, ashtu sikurse mbi komentet fyese drejtuar 'labelit' rival.

Dhe, i shtyrë nga polemikat dhe spekulimet e shumta, Drin Zatriqi, i është përgjigjur në mënyrë mjaft kontraverse këtij postimi të Kleptos.

"O ti ka**pidik, mos e shfrytëzo shoqërinë e përbashkët për të ngritur k**** përpjet. E din mirë që prej meje ke pasur respekt, por mos ia vë vetes therrën në këmbë të shëndoshë nëse dëshiron që të kesh vend në këtë ambient. Dhe, mos gënje që Ledri ka thënë ndonjë gjë, sepse është dashur të vërtetosh këtë, ndërsa ai më është betuar se nuk ka thënë kështu. Nëse ke diçka me dikë, lëri këto gjëra dhe dili përpara sepse ditë për ditë po i sheh... edhe kjo është ekskluzivisht për ty duke i lënë anash Viktorin dhe Mentorin, të cilët i kam miq që moti, por ti qenke k***pidik", është përgjigjur Drini në foton më lart.

Telegrafi menjëherë ka kontaktuar Drinin, nga i cili ka kërkuar sqarime të hollësime për komentin e bërë, si detyrim ndaj fansave të të dyja grupeve rivale, TBA dhe BabaStars.

"Shoqëria e përbashkët? Ata janë Plisat, daja Ukë me shokë dhe disa të tjerë, të cilët i kam shumë miq të mirë. Nuk është mirë që ai të shitet Plis dhe të fshihet pas tyre, sepse plis për plis, unë jam më plis se ai. Me Viktorin dhe Mentorin kam raporte shumë të mira. Me Mentorin jam takuar disa herë këtu dhe jemi shokë që nga viti 1989. Ja që skam mundur të mos reagoj ndaj këtij Kleptos, pasi që vetëm është munduar të fitojë famë nga këto gjëra dhe duke i mbështjellur me gënjeshtra, teksa në anën tjetër fshihet pas Plisave dhe 'shoqërisë së përbashkët'", ka theksuar Zatriqi.

I pyetur se çfarë mendon për fotot tjera të Kleptos me Dafinën dhe Ledrin, dyshe kjo që ka qenë dikur në BabaStars, ashtu sikurse për ndonjë reagim të mundshëm të reperit të TBA pas komenteve të tij, Zatriqi u shpreh në mënyrë mjaft të prerë.

"Asgjë nuk mendoj për fotot me ata, përndryshe më shumë i cilësoj tendenca për të bërë pak famë në krah të tyre, ose më thjeshtë për t'i ngrënë fjalët e veta. A pres ndonjë reagim nga ai? Punë e madhe a i përgjigjet apo jo, ska nevojë që t'i përgjigjet, më shumë ka nevojë që të marrë parasysh reagimin tim", e përfundoi Drini deklaratën e tij për Telegrafin.

Drini në fund shtoi se ky është reagim i tij personal dhe nuk është reagim që përfshin 'labelin' BabaStars, ose 'labelin' rival TBA, pasi kjo çështje është mes tij dhe Kleptos.
(Telegrafi)