Klepto: Kuqezi Deri Në Vdekje
14-8-2012
Ish-anëtari i shumënjohur i grupit "(sdi)" ka ardhur në vendlindje pas shumë kohe. Vizitat e tij të shumta rreth Prishtinës e kanë ndalur atë edhe te ne. Klepto shpalos planet e tij për të ardhmen si dhe mendimet e tij për vendin që ka lindur.
HH: Ka kaluar kohë e gjatë prej vizitës suaj të fundit në Prishtinë. Si po të duket vendlindja pas një kohe kaq të gjatë ?
Klepto: Po, është e vërtetë kanë kaluar shumë e shumë vite që unë se kam vizituar vendlindjen time. Hmm si po më duket vendlindja ...më mirë se kurrë hahaha, e lashë vendin shumë ma ndryshe se qysh e gjeta. Bile, e pata problem m'e gjetë derën e shtëpisë prej shumë ndërtimeve të reja që kishin ndodhur sa s'kam qenë.
HH: Koncerti TBA & Unikkatil ishte një ngjarje historike në qytetin e Prishtinës. Çfarë ndjesie ishte të dilje para një publiku prej 20.000 vetëve duke e ditur se të gjithë kanë pritur kaq gjatë për ju ?
Klepto:
Ndjenjë e papërshkrueshme, një shumë aq e madhe e publikut duke pritur ardhjen tonë padyshim që të jepte zemër dhe guxim për të bërë një performancë të paharruar.
HH: Cilat janë këngët më të preferuara solo si dhe në bashkëpunim ?
Klepto:
Është pak e vështirë ti dallosh edhe këngët e tua pas një kohë të gjatë që merresh me to. Por do ti veçoja këngët "A nive ft. Unikkatil" ," Kuq e Zi" ," Slujna lojna" ," Boni Rrafsh ft Presioni & Orginallat" ," Prishtina Love" , "Orginallat in da house ", "Le burrnija ft. Orginallat", etj.
HH: Keni ndonjë plan masiv këtë verë? Ndoshta një album ?
Klepto:
Po ma merr mendja që po. Albumi im do të publikohet edhe pak dhe do të ketë shumë bashkëpunime duke përfshirë edhe Unikkatil dhe Originallat. Por, nuk mungojnë edhe bashkëpunimet me pjesën tjetër të estradës.
HH: Grupi juaj është shumë i gjerë. A keni afërsi me të gjithë ?
Klepto:
Po, shoqëri kam me të gjithë, por më "afër zemrës" i kam Unikkatilin, B52, N.A.G, Presionin dhe Jetonin.
HH: Kemi dëgjuar që në Amerikë je "problem". A ka ndonjë prapavijë pas kësaj, apo vetëm fjalë të rrugës ?
Klepto:
"Nëse je i mirë me mu, edhe unë jam i mirë me ty. Nëse duan problem, s'i pritoj asaj pune hiç."
HH: Para/pas koncerteve je nëpër diskoteka të Prishtinës. Si po të duket jeta e natës në Kosovë ?
Klepto:
Kam vizituar vende të ndryshme gjatë qëndrimit tim këtu. Kam qenë në "Duplex Club","Prime Club","ZoneClub" e shumë të tjera. Përshtypjet normal janë të mira, rast konkret ka qenë një natë kur kanë kënduar grupi KAOS në "Prime Club" ku kam qenë edhe prezent. Atmosfera e krijuar ka qenë e paharrueshme, respekt për KAOS.
HH: Bashkëpunime me repera të tjerë të Kosovës. Ke menduar ndonjëherë për këtë ?
Klepto:
Hmm, po pse jo për ata që kanë dashni dhe respekt.
HH: Hiti me Unikkatilin "Kuqezi " u prit shumë mirë nga publiku. A priten ende kësi lloj këngë?
Klepto:
Kënga "Kuq e zi " m'ka prekë në zemër, duke e ditur që për Kuqezi kanë sakrifikuar shumë persona. Për ne s'ka flamur të kaltër. Kuqezi deri në vdekje.
HH: Në qytet shpesh ke shëtitur me Plisat, a është e vërtetë?
Klepto:
Po, Plisat kishin dashni shumë të madhe për ne, edhe më kanë pritur shumë mirë. Të gjithë e kemi prejardhjen e njëjtë dhe gjithashtu për të gjithë ata që kanë dashni për ne le të presin edhe bashkëpunimin më të ri Klepto ft. Plisat.
Falënderimi i Kleptos
"Sa për fund, falënderime të veçanta shkojnë për HipHop-Magazine si dhe një shout-out për shokët e mi dhe dashamirët që më kanë pritur shumë mire në Prishtinë. I përshëndes: Albert Muçaj, Kreshnik Bajraktarin, Lorik Muçajn, Bacën Ukë, Wilson Palokajn, Gent Kastratin, Nexhat Morinënn e shumë të tjerë.

(Hip Hop Magazine)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0