>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Në një Festival që u bë në Elbasan kur isha në shkollën e mesme unë paraqita një kompozim, i thjeshtë. Në atë komision ishte Ferdinand Deda, Alfons Balliçi, stafi drejtues i Festivalit të këngës në Elbasan dhe ky kompozim i imi u aprovua. Kështu fitova besimin se unë mund ti futem rrugës së krijimit, kompozimit. Ishte sadisfaksion i parë. Pra kjo tregoi se kisha predispozicion dhe kjo më krijoi bindjen se mund të konkurroja në Akademinë e Arteve (Atëherë Konservator). U bëra student i Tonin Harapit, i cili më ndihmoi shumë. Mu rritën dëshira për të krijuar dhe më shumë dhe në disa komunikime me artdashësit, mendova të krijoj një valle simfonike. Kjo erdhi natyrshëm, pasi vallja simfonike ishte pjesë e dëshirave dhe ambicieve të mia dhe kjo për vetë faktin se isha i dhënë pas folklorit, gjurmëve të valleve dhe këngëve popullore dhe kjo ishte me tema të folklorit tabanas, por të trajtuara në parimin, aspektin simfonik. Kjo valle simfonike u krijua dhe u vu në skenë në vitin 1977. E vuri në skenë dirigjenti Alqi Lepuri me orkestrën e Konservatorit. Unë e mbarova Akademinë në viti 1978, atë vit që realizova vallen simfonike dhe mua më caktuan në Elbasan. U emërova në shkollën e muzikës në Elbasan dhe më pas pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” për muzikën. Këtu në qytetin tim e kam vazhduar aktivitetin tim pedagogjik, deri në vitin 1997, pasi në ato vite të vështira shkova emigrant në Greqi. Dihet arsyeja e atyre viteve të vështira. Ishte një luftë e pakuptimtë, por unë aty punova si muzikant ku gjeta hapësira. Unë kam krijuar gjithmonë dhe jam munduar të jem pjesë e tyre. Por unë nuk i përkas shumë zhanrit të muzikës së lehtë dhe pse kam dhe krijime të tilla. P.sh unë kam marrë pjesë në Festivalin e këngës së muzikës së lehtë në vitin 1980, me këngën “Brezaret” e kënduar nga një këngëtare nga Tropoja. Ishte një këngë komunikuese. Më vonë kam pas edhe disa bashkëpunime me këtë Festival të RTSH.

Në Dhjetor 1992, Klement Marku merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Elegjia Ime".