>
BIOSHQIP
Biografia
Klara ka mbaruar liceun artistik për kitarë, ndërsa tani është studente e vitit të parë në Universitetin e Arteve, dega Pedagogji Muzikore. Ka qenë pjesë e disa festivaleve muzikore në Shqipëri edhe jashtë, gjithashtu ka marrë pjesë në koncerte të ndryshme dhe ka performuar live në ambiente muzikore në kryeqytet. Në Kënga Magjike 2019, ajo kaloi deri në fazën gjysmëfinale, ku fitoi edhe statusin për të votuar dhe për t`u votuar.

Në Shtator 2019, Klara Doçi merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Bashke". Aho prek për herë të parë skenën e festivalit “Kënga Magjike”, në kategorinë “New Artist”, ndonëse ka qenë pjesë e disa festivaleve muzikore në Shqipëri edhe jashtë.

Në Mars 2021, Klara Doçi merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Veç Naten".

Në Korrik 2021, Klea Kasemi & Klara Doci marrin pjesë në Zambaku I Prizrenit me këngën "Me Gjysëm Zëri".

Më datë 28 Qershor 2023, Klara Doçi publikon videoklipin "N'krahët E Tu". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Klara Doçi & Sergio Hajdini, teksa teksti u shkrua nga vetë Klara Doçi. Produksioni audio u realizua nga Sergio Hajdini.