>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në Gavle dhe është rritur në Malmö, talenti i ri i hip hopit quhet Mërgim Kida dhe në muzikë njihet thjesht si Kidda. Në disa intervista ai deklaroi se ai u rrit në një nga lagjet më të varfëra. Për të mos u shqetësuar me kriminalitetin e përditshëm, ai ishte shumë i interesuar në muzikë përveç boksit dhe futbollit. Që atëherë ka publikuar vazhdimisht këngë dhe video. Ai u bë i njohur me bashkëpunimin me S4MM të titulluar "Komedi" me mbi 4 milionë klikime, kurse top projekti i tij mbetet "A m’foli mu" me mbi 16 milionë klikime. Menaxheri i reperit Jetmir Agaj ka konfirmuar se shumë shpejt pritet lansimi i projekteve të reja pasi janë bërë të gjitha përgatitjet.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}