>
BIOSHQIP
Biografia
Kastriot Tusha është tenor shqiptar. Në Shkollën e Mesme të Muzikës "Onufri" (Elbasan) i mori mësimet fillestare për kanto. Më pas mësimet për kanto i vazhdoi në Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e Gaqo Qakos. Studimet i kreu në vitin 2002 dhe më pas u aktivizua pranë solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, por edhe si këngëtar, solist pranë Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore. Këtu ai realizoi shumë projekte me pjesëmarrje në shumë role në operat shqiptare dhe të huaja, me koncerte të ndryshme, me repertor të pasur. Debutoi në shumë opera me role si Alfredo në "La Traviata", role në "Rigoleto", "Trovatore", "Berberi i Seviljes", "Paliaci", "Peshkatarët e Perlave" etj. Ai tregoi aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada, etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: "Kastriot Tusha me Miqtë", "Latino American Classic", "Vikena Kamenica & Kastriot Tusha", "Tre Tenorët" etj. Me rastin e premierës së operës të parë kosovare Dasma arbëreshe Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit. Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik. Ai mbetet një ndër teneorët shqiptarë më të mirë të të gjithë kohrave. Tenori nga Elbasani që është njehsuar me himin Kombëtar që con peshë gjithë shqiptarët në botë kur këndon Himnin në ndeshjet ndërkombëtare. E sheh gjithmonë të qeshur por dhe gjithmonë në lëvizje. Zëri i tij tashmë ka kohë që i ka kaluar kufijtë e vendit dhe ka arritur deri në Koren e Jugut. Por atë nuk e dehin sukseset, pasi e di mirë se mbivlerësimi të con në shterpëzim. Eshtë tepër familjar, por mbi të gjitha shumë kërkues për veten ku kritikën më të shëndoshë e sheh tek familja.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}