>
BIOSHQIP
Biografia
Pensionist, por gjithmonë i angazhuar në aktivitetet që asnjëherë nuk ju ndahet jo vetëm në Strugë e Tetovë, por dhe në të gjitha viset shqiptare, që gjithë kohën ja ka përkushtuar kombit shqiptar, traditave, kulturës, muzikës dhe botimeve në shqip. Quhet Kaim Murtishi, një shqiptar nga Ladorishti i Strugës, një muzikolog, folklorist, shkrimtar dhe botues i disa librave të ndryshme. Shtëpinë e tij a ka kthyer në një muze etnografik, ku gjen gjithçka që as edhe një muze nuk e ka. Kaim Murtishi shpjegon se si ka mbledhur instrumentet muzikore që tek çiftelia, mandolina, ku këtë të fundit ja ka mësuar profesori nga Elbasani, Gani Jahja, i cili e ndihmoi dhe krijoi grupin e parë të mandolinave, ku më pas Kaimi e ngrita grupin e mandolinave në fshatin e Ladorishtit si fillim në vitet 1957, i cili i ka dhënë mësimet e para në Shkup, kur ishte normalist. Ka incizuar këngë të zonës së Prespës, Ohrit, Tetovës, Kërçovës, Dibrës dhe gjithë trevave shqiptare. Të gjitha i ka regjistruar më një magnetofon, në shtëpinë e tij.